QSA vazhdon aksionin - "Shporta e Ramazanit" (foto)
Lokale

QSA vazhdon aksionin - "Shporta e Ramazanit" (foto)

12.Jul.2014 20:55
0
Shporta e Ramazanit është vazhduar sot nga Qendra Solidariteti dhe Avancimit (QSA) në komunat Preshevë e Bujanoc.

Pikërisht në këtë muaj të mëshirës dhe solidaritetit kjo organizatë është përkujdesur që të ndihmoj familjet me kushte të vështira ekonomike.

Anëtari QSA-së Xhelal Hasani bënë të ditur se rreth 300 familje janë përfituese të gjërave ushqimore për një iftar.

“Në këtë projekt të mbështetur nga Britania e Madhe janë përfshirë familjet më të rrezikuara në tërë territorin e Komunës së Preshevës e Bujanocit. Është projekti ‘Shporta e Ramazanit’ që realizohet nga Qendra Solidaritetit dhe Avancimi çdo vit” ka thënë me rastin e ndarjes së këtyre ndihmave Xhelal Hasani, anëtar i kësaj organizate, raporton Titulli.

Duarkryq e të zhgënjyer nga jeta, shprehen shumë kryefamiljar që  nuk kanë çka t’i shtrojnë në sofër fëmijëve. Ata sot falënderojnë këtë organizatë që ka trokitur në dyert e tyre për t’iu zgjat dorën me ushqime.

Njëri nga përfituesit e kësaj ndihme thotë se “asnjëherë nuk ka menduar se çka do të ketë në sofrën e iftarit por vetëm se a ka diçka që ta mbush barkun.

Pakot me sende ushqimore i janë shpërndarë edhe familjeve në nevojë të komunitetit romë.

Një aksion të tillë në kuadër të projektit “Shporta e Ramazanit” QSA e ndërmori më 27 qershor, një ditë para fillimit të muajit të Ramazanit./Titulli.com/ 

Titulli në "Good Story", mediumi shqiptar që kalon kufijtë e Luginës (foto)
Arsimi i lartë në Preshevë, sfidë dhe kontribut për shoqërinë e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration